
Shporta është bosh.

Në Shqipëri stuhitë me rrufe janë të shpeshta, sidomos në vjeshtë dhe pranverë. Panelet diellore janë në çati – pika më e ekspozuar e shtëpisë. Një rrufe që bie edhe disa qindra metra larg mund të krijojë një mbitension në kabllot e paneleve dhe të djegë në një sekondë inverterin, kontrollorin dhe bateritë. Lajmi i mirë: mbrojtja kushton pak.
SPD (Surge Protective Device), ose mbrojtës mbitensioni, është një pajisje e vogël që montohet në kutinë elektrike. Kur tensioni rritet papritur, ai e devijon menjëherë energjinë e rrezikshme në tokëzim, para se të arrijë te inverteri. Pasi kalon impulsi, sistemi vazhdon të punojë normalisht.
SPD-ja nuk punon pa tokëzim. Ajo e “derdh” mbitensionin në tokë; nëse tokëzimi mungon ose është i dobët, mbrojtja nuk ka efekt. Lidhni terminalin e tokëzimit me kabllo të verdhë-jeshile në një tokëzim të mirë, dhe tokëzoni edhe strukturën metalike të paneleve.
Një SPD DC kushton vetëm disa mijëra lekë – shumë më pak se një inverter apo bateri. P.sh. mbrojtësi i mbitensionit DC (SPD) 2P 800V 20–40kA kushton 2.700 Lekë.
SPD Tip 2 mbron nga mbitensionet e shkaktuara nga rrufetë afër dhe nga rrjeti. Për goditje direkte në godinë nevojitet edhe sistem rrufepritësi.
Kur dritarja treguese bëhet e kuqe. Te modelet me module, ndërrohet vetëm moduli, pa hequr bazën.
Rekomandojmë një elektricist, sidomos për tokëzimin. Nëse keni nevojë, ju udhëzojmë.
Doni të kontrolloni nëse sistemi juaj është i mbrojtur? Na dërgoni një foto të kutisë DC në WhatsApp 068 550 1105 dhe ju themi falas çfarë mungon.

Panele diellore, bateri litiumi LiFePO4, invertera dhe karikues inteligjentë. Zgjidhje energjie për shtëpi, biznese, kamperë dhe skafe — me garanci dhe dërgesa në gjithë Shqipërinë.
💬 Na shkruani në WhatsApp
Lini një koment