Përshkrim

Pse ju duhet një mbrojtës mbitensioni për panelet diellore?

Panelet diellore janë në çati, në pikën më të ekspozuar ndaj rrufeve. Një goditje rrufeje afër shtëpisë ose një mbitension në linjë mund të djegë në një sekondë inverterin, kontrollorin MPPT dhe bateritë – pajisje që kushtojnë shumë më shumë se mbrojtja. Mbrojtësi i mbitensionit DC (SPD) TDNK-PV e kalon menjëherë tensionin e rrezikshëm në tokëzim dhe e mbron sistemin tuaj.

Përfitimet kryesore

  • Mbrojtje e dyfishtë DC+ dhe DC− – 2 pole për linjat pozitive dhe negative të paneleve.
  • Deri në 40 kA rrymë maksimale shkarkimi (Imax) dhe 20 kA rrymë nominale (In).
  • 800 V DC tension pune – për vargje panelesh deri në 800 V.
  • Dritare treguese – e gjelbër = punon normalisht, e kuqe = moduli duhet ndërruar.
  • Module të ndërrueshme – pas një goditjeje të fortë ndërroni vetëm modulin e kuq, jo gjithë pajisjen.
  • Montim në shinë DIN 35 mm – hyn në çdo kuti DC standarde.

Specifikat teknike

ModeliTDNK-PV DC SPD
Numri i poleve2P (DC+ / DC−) + tokëzim
Tensioni i punës (Uc)800 V DC
Rryma nominale e shkarkimit (In)20 kA (8/20 µs)
Rryma maksimale e shkarkimit (Imax)40 kA (8/20 µs)
Klasa e mbrojtjesTip 2 (T2)
StandardiIEC 61643-31, CE
TreguesiDritare jeshile / e kuqe
MontimiShinë DIN 35 mm

Si lidhet?

  1. Montojeni në kutinë DC, pas siguresave/çelësit DC dhe para inverterit ose kontrollorit.
  2. Lidhni DC+ te pozitivi dhe DC− te negativi i vargut të paneleve.
  3. Lidhni terminalin e tokëzimit me një tokëzim të mirë (kabllo e verdhë-jeshile). Pa tokëzim mbrojtja nuk funksionon.
  4. Kontrolloni që dritarja të jetë e gjelbër.

Rekomandojmë që instalimi të bëhet nga një elektricist. Nëse keni dyshime, na kontaktoni dhe ju ndihmojmë falas.

Pyetje të shpeshta

Çfarë tensioni duhet të zgjedh?

Tensioni i SPD-së (Uc) duhet të jetë më i madh se tensioni maksimal i vargut të paneleve (Voc në ditë të ftohtë). Ky model 800 V DC përshtatet për shumicën e sistemeve shtëpiake dhe të vogla biznesi. Na dërgoni numrin dhe modelin e paneleve dhe ju konfirmojmë.

A e mbron edhe nga rrufeja direkte?

SPD Tip 2 mbron nga mbitensionet e shkaktuara nga rrufetë afër dhe nga ndërhyrjet në rrjet – rasti më i shpeshtë i dëmtimit. Për goditje direkte të godinës nevojitet edhe sistem rrufepritësi.

Kur duhet ndërruar?

Kur dritarja e modulit bëhet e kuqe. Moduli hiqet dhe vendoset i ri pa çmontuar bazën.

Informacion shtesë

Polet

2P (DC+ / DC−)

Tensioni (Uc)

800 V DC

Rryma nominale (In)

20 kA

Rryma maksimale (Imax)

40 kA

Klasa

Tip 2 (T2)

Montimi

Shinë DIN 35 mm

Përshtypje (0)

Bëhu i pari që vlerëson “Mbrojtës Mbitensioni DC (SPD) TDNK-PV 2P 800V 20–40kA për Sisteme Solare”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Vlerësimet

Ende nuk ka vlerësime.

Produkti u shtua në shportë!
2.700 Lekë